Reimsi i Valon Berishës e Arbër Zenelit, ka qenë shumë afër një fitoreje të madhe sonte pasi deri në minutën e 90+2’ ishte duke udhëhequr me rezultat 1:0, shkruan Demokracia.com.
Kur pritej se kjo skuadër do të marrë një fitore të madhe përballë Lyonit, një gabim në mbrojtje u kushtoi me humbjen e dy pikëve.
Gjithsesi, edhe barazimi sonte është i mirë pasi luanin ndaj një kundërshtari shumë të fuqishëm.
Berisha ishte titullar dhe luajti 67-të minuta, ndërsa Arbër Zeneli në fushë u inkuadrua në minutën e 74-të.
Remis pas 29 ndeshjeve është në pozitën e 11-të me 35 pikë, ndërsa Lyoni është i treti në tabelë me 60 pikë. /Demokracia.com