Sport
Nuk ka fitore për Rashicën dhe Werder Bremenin
Demokracia
17:31 | 13 Shkurt 2021

Share:

Werder Bremeni nuk ka mundur të marrë më shumë sesa një pikë në fushën e vetë përballë Freiburgut në xhiron e 22-të në Bundeligë, shkruan Demokracia.com.

Werderi e Freiburg luajtën baras pa gol në një sfidë e cila u luftuar shumë por për fat të keq nuk solli gola.

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica luajti 90 minuta dhe përkundër paraqitjes së mirë nuk mundi t’i ndihmojë skuadrës të gjejë golin. Kjo ishte paraqitja e plotë e Rashicës pas një kohe të gjatë për shkak të lëndimeve që e përcollën .

Werder mbete në vendin e 12-të në tabelë me 22 pikë, ndërsa Freiburg i teti me 30 pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme