Auto&Tech
Nuk janë nga iOS, mësoni nga vijnë fitimet më të mëdha të lojës Fortnite
Demokracia
20:33 | 29 Prill 2021

Share:

Gjatë këtij muaji u zbulua se versioni iOS i lojës Fortnite ishte një burim shumë i madh përfitimesh për Epic Games, duke i siguruar më tepër se 700 milionë dollarë gjatë periudhës 2 vjeçare që gjendej në App Store.

Mirëpo dokumentet gjyqsore zbulojnë se iOS nuk është platforma më fitimprurëse për këtë kompani.

PlayStation 4 ka gjeneruar 46.8 përqind të të ardhurave totale të Fortnite nga marsi i vitit 2018 deri në korrik të vitit 2020, ndërsa Xbox One, e dyta në listë, ka gjeneruar 27.5 përqind.

iOS renditet në vendin e 5-të me vetëm 7 përqind të të ardhurave. Pjesa tjetër ndahet mes Android, Nintendo Switch dhe PC.

Në vitin 2020 të ardhurat e gjeneruara nga iOS ishin projektuar të zvogëloheshin deri në 5.8 përqind. “iOS ka qenë gjithmonë gjeneruesi më i pakët ose i dyti më i pakët kur Android përfshihet, korrekte?” pyetën avokatët Joe Babcock, dhe përgjigja e tij ishte “Po.”

Të ngjashme