Lajme
“Nuk janë bash normal”, Glauk Konjufca nervozohet pas deklaratës së deputetit të LVV-së
Demokracia
15:28 | 16 Mars 2022

Share:

Në seancën ku deputetët kanë filluar të diskutojnë për Kodin Civil, ku parashihet edhe një Ligj i veçantë për martesat mes gjinive të njëjta, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka qenë i ashpër me deputetin e Vetëvendosjes, Burim Meta.

“Duke u nisur nga principet bazike të Kushtetutës, të kemi kujdes që në Kuvend të mos shprehemi në mënyrë paragjykuese dhe stereotipe.

“Në momentin kur personave të caktuar mendojmë që nuk janë bash normal edhe iu mungon diçka apo janë agresiv për arsye të caktuara të orientimit të tyre, kjo është paragjykuese dhe jam kundër kësaj. Kështu që iu kisha lutë në fjalimet e ardhshme të përmbaheni nga këto forma gjykimesh”, tha kryeparlamentari.

Të ngjashme