ShowBiz
Nuk iu nda në Big Brother, fansat e pyesin Vesa Smolicën për raportin me Romeo Veshajn
Demokracia
22:05 | 22 Korrik 2024

Share:

Vesa Smolica dhe Romeo Veshaj krijuan një raport të ngushtë gjatës kohës që ishin në Big Brother VIP Albania 3.

Madje disa herë u aludua se këngëtarja nga Kosova ka një pëlqim për prezantuesin nga Vlora.

Megjithatë, Romeo nisi një lidhje me modelen Heidi Baci, e që më pas kjo marrëdhënie e tyre nisi të zbehej.

Foto: Screenshot/Instagram

Vesa së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instagram.

Një ndër pyetjet që iu parashtrua kishte të bënte pikërisht me Romeon.

Foto: Screenshot/Instagram

“Ke folur ose takuar me Romeon?”, ka qenë pyetja që iu drejtua.

“Po i kam takuar Romeon dhe Heidin në një prej lokaleve të Tiranës, kemi folur me pozitivitet, i kam ftuar edhe në Prishtinë, jemi përshëndet me përqafime të ngrohta dhe secili në punën e vet”, u shpreh ajo.

Smolica nga ana tjetër po vazhdon përgatitjet për projekte të reja.

Të ngjashme