Sport
Nuk ia arritën ta blejnë Man Utd, por sauditët afër blerjes së ish-kampionit të Evropës
Demokracia
23:10 | 14 Korrik 2023

Share:

Ditët e fundit janë shfaqur informacione se Arabia Saudite ose Fondi Shtetëror për Investimet Publike në Botë (PIF), po planifikon të blejë një klub tjetër nga një prej ligave më të forta në Evropë.

Deri sonte emri nuk u përmend, por tani dihet se sauditët janë shumë pranë blerjes së Olimpique Marseille.

Fondi që qëndron pas princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, tashmë zotëron Newcastle dhe muajt e fundit është përpjekur të blejë edhe Manchester United.

Pasi kishte dështuar në planin e parë, zgjedhja përfundimisht ra mbi Olimpique Marseille.

Marseille është një nga klubet më të njohura në Francë dhe nuk ka dyshim se faktor i rëndësishëm në vendimin për të marrë Olimpique ishte struktura e popullsisë në këtë qytet francez.

Dihet se një numër i madh i arabëve, algjerianëve, marokenëve, tunizianëve mbështesin Marseillen.

Meqë ra fjala, ende nuk ka informacione se sa para do të duhet të ndajë PIF për blerjen e klubit të famshëm, i cili aktualisht është në duart e biznesmenit amerikan Frank McCourt.

Të ngjashme