ShowBiz
Nuk i pranuan Madonnan dhe Donald Trumpin brenda – mbyllet restoranti i famshëm në Milano pas 50 viteve shërbim
Demokracia
11:02 | 07 Dhjetor 2023

Share:

Restoranti i cili refuzoi yllin e muzikës pop, Madonnan, duke i thënë një përgjigje të tipit “E pamundur, nuk bëjmë përjashtime. Kemi refuzuar edhe Donald Trumpin”, do të mbyllet për shkak se pronarët e tij po pensionohen pas 50 viteve shërbim.

Mbyllja e “La Latteria di via San Marco”, restoranti i famshëm i Corriere della Sera, i cili është në pronësi të çiftit Arturo dhe Maria Maggi – ishte një lajm që qarkullonte tashmë në Milano.

Më 22 dhjetor do të mbyllet përfundimisht, dhe fëmijët, që punojnë në sallë, nuk do të marrin trashëgiminë e prindërve, shkruan Corriere Dellaserra.

“Nuk është vetëm çështje marrëveshje për çmimin – thonë pronarët – por edhe për qëllimet e atij që do të hyjë. Ky është një biznes që funksionon, do të ishte mençuri të mos e ndryshoje shumë”.

 

“Duhet të dihet se këtu nuk pranohen rezervime dhe kjo është për të gjithë, klientë të rëndësishëm dhe klientë të zakonshëm. E fundit që u përball me këtë ishte Madonna”.

Të dielën, në fund të dy datave në Milano, artistja donte të shijonte një drekë tipike milaneze. Ndoshta kishte ndërmend të porosiste pasta ‘spaghetti’ me limon dhe me speca të kuq si dhe vezë në tigan me botaargo, dy specialitete të shtëpisë.

Megjithatë, ka pasur nevojë të hante diku tjetër sepse, siç është thënë, rregullat janë të njëjta për të gjithë.

Diva e muzikës nuk e dinte se e diela është gjithashtu një ditë e shenjtë për çiftin Maggi, dita tradicionale e mbylljes së restorantit. As thirrjet, as protestat e intervencat e këngëtares nuk ishin të mjaftueshme.

“Dhe nuk është i vetmi personazh i famshëm që nuk arriti të hante tek ne”, thonë menaxherët e restorantit me një farë kënaqësie.

“Dhjetë vjet më parë kemi refuzuar edhe Donald Trumpin. Ai nuk ishte ende president i Shteteve të Bashkuara, por një magnat amerikan. Një person nga stafi i tij donte të rezervonte lokalin për të, por ne nuk pranojmë rezervime. Dhe Trump nuk donte sigurisht të priste radhën e tij në trotuar. Nga ana tjetër ky restorant është ndjekur nga amerikanët jo vetëm sepse ‘spaghetti’ me limon dhe speca u fut në menunë e Shtëpisë së Bardhë gjatë presidencës së Obamës, por edhe falë një artikull të botuar vite më parë në New York Times.

Kritiku gastronomik shkroi “nëse nesër do të ishte dita ime e fundit e jetës do të dëshiroja ta kaloja në “La Latteria di via San Marco”.

Koncepti u përsërit pak më vonë në revistën e gazetës prestigjioze në një udhërrëfyes për metropolin lombard të shkruar nga profesionistët e modës: “La Latteria është vendi më i mirë për një drekë në Milano”. Jo kështu edhe për Madonën

Të ngjashme