Kuriozitete
Nuk i mjaftoi që qëndroi jashtë dritares së veturës në lëvizje, gruaja nga Dagestani filloi edhe të vallëzojë – rrëzohet nga mjeti
Demokracia
23:58 | 07 Gusht 2022

Share:

Një grua i shpëtoi mrekullisht vdekjes, kur ra nga dritarja e veturës në lëvizje derisa po vallëzonte dhe dukej sikur nuk i bënte përshtypje fare që po i rrezikohej jeta.

Në fillim gruaja e paidentifikuar shihet duke qëndruar jashtë dritares së Mitsubishi Pajero, që ishte në lëvizje, transmeton Telegrafi.

Sikur kjo të mos i mjaftonte, fillon të vallëzojë dhe në një moment humb baraspeshimin dhe bie me kokë në asfalt – duke i shpëtuar shtypjes.

Megjithatë rrëzimi i saj me kokë në asfalt nuk ishte edhe aq serioz, pasi ajo shihet duke u ngritur në këmbë dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur më Makhachkala, kryeqytetin e Dagestanit në jug të Rusisë – që nxiti reagime të ashpra.

Por biznesmeni Sharap Kurbanov, 24-vjeç, që ishte prapa timonit, më vonë është detyruar që publikisht të kërkojë falje për shkelje të rregullave të trafikut.

Të ngjashme