Lajme
Nuk i konkurron askush për vetura të përdoruara, Telekomi i Kosovës anulon tenderin
Demokracia
16:00 | 08 Maj 2025

Share:

Telekomit të Kosovës nuk i eci një parashikim për realizmin e një kontrate ashtu sic e kishte menduar, shkruan Demorkacia.com.

Telekomi i Kosovës ka vendosur të anulojë tenderin e furnizimit me vetura të përdorura, me vlerën parashikuar prej 140,000.00 eurosh, duke argumentuar mungesën e çdo oferte nga kompanitë potenciale. Ky zhvillim vjen pasi asnjë prej ofertuesve nuk ishte në gjendje të plotësonte kriteret e lehta të përcaktuara, përfshirë nevojën për njëzet vetura të llojit Furgon Kargo Van.

Kriteret e tenderit ishin të thjeshta, megjithatë asnjë nga kompanitë ofertuese nuk dispononte vetura të përdorura të specifikuarave të kërkuara.

Kjo situatë ka sjellë në anulimin e procesit të blerjes, ndikuar drejtpërdrejt në kapacitetin operativ të kompanisë për të përmbushur nevojat e shërbimeve ndaj klientëve.

Furnizimi me vetura të përdorura është pjesë e strategjisë së Telekomit të Kosovës për të rritur efikasitetin e operacioneve dhe për të siguruar shërbime më të mira ndaj klientëve të saj. Megjithatë, mungesa e ofertuesve të aftë për të përmbushur kriteret e tenderit paraqet sfidat e tregut e tw brendëshem për sigurimin e mjeteve të nevojshme për sektorin e telekomunikacionit.

“Lënda e kësaj kontrate është Furnizimi me vetura për nevojat e Telekomit të Kosovës Sh.A., për kryerjen e aktiviteteve operative të domosdoshme. Sasia e kërkuara dhe specifikimit teknike janë dhënë në Aneks 1., Kjo kërkesë ka të bëjë me blerjen e njëzet (20) vetura të përdoruara të llojit Fugon kargo van, dhe do ndikoj drejtpërdrejt në përmbushjen e aktiviteteve operative të kompanisë dhe rritjen e efikasitetit të shërbimeve ndaj klientëve të Telekomit të Kosovës”, thuhet nw përshkrimin e lëndës së kontratës.

Furgon Kargo Van është një lloj automjeti komercial i mbyllur, i dizajnuar për transportin e mallrave, e jo për pasagjerë. Ky tip furgoni zakonisht:

  • Nuk ka dritare në pjesën e pasme (ose ka shumë pak), sepse ajo hapësirë përdoret për ngarkesa.
  • Ka dyer anësore ose të pasme që lehtësojnë ngarkimin dhe shkarkimin e materialeve.
  • Është i përshtatshëm për kompani që ofrojnë shërbime logjistike, instalime, mirëmbajtje, ose shpërndarje produktesh.

Në rastin e Telekomit të Kosovës, këto vetura të përdorura (Furgon Kargo Van) do të përdoreshin për nevoja operative, si transportimi i pajisjeve teknike apo punëtorëve në terren. /Demokracia.com/

Të ngjashme