ShowBiz
“Nuk fitohen 100 mijë euro me debat enësh”| Kush do dalë sonte?
Demokracia
23:10 | 10 Janar 2023

Share:

Banorët janë pyetur se kush duan të dalë sonte nga shtëpia e Big Brother, emrat më të lakuar janë Olta dhe Genti.

Olta: Ky debati që pamë, Genti për disa ditë ka hedhur helmet e veta, dje ishte fundi që i rendita disa gjëra për ato që ka thënë!

Genti: Le të zgjidhet sot ky muhabet!

Armaldo: Në shtëpi ka pasur pak debat, kjo është një lojë. Se di, por mendoj që Genti do dalë, meqë ka pasur më shumë debate.

Genti: Mendoj që do jetë mes meje dhe Oltës.

Olta: Duhet me padiskutim të dalë Genti!

Ronaldo: Mendoj  që është bërë e pamundur ta shijosh këtë spektakël dhe të dilnin të dy, Olta bashkë me Gentin, se nuk mund të zihesh për enët, për 100 mijë euro.

Tea: Edhe unë mendoj si Ronaldo!

Dea: Genti duhet të dalë, se po tregon  mungesë edukatë të frikshme!

Mikela: Le të dalin të dy, japin shfaqje kot!

Të ngjashme