Lajme
“Nuk është rastësi”, ish-zv. ministri rus: Zhdukja e Navalnyt ka lidhje me rikandidimin e Putin për Presidencën
Demokracia
16:20 | 24 Dhjetor 2023

Share:

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny mungoi përsëri në dy seancat e planifikuara gjyqësore të premten, sipas një deklarate nga ekipi i tij.

Ekipi i Navalny tha se politikani rus tani është zhdukur për 17 ditë dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij.

“Sot Alexey kishte dy gjyqe. Ai përsëri nuk u soll në seancë. Navalny nuk ka qenë kurrë i fshehur për kaq gjatë”, tha ekipi i Navalny në një postim në Telegram.

Kohëzgjatja e paprecedentë e mungesës së Navalny nga publiku ka ngjallur shqetësime për mirëqenien dhe sigurinë e tij.

I pyetur në mënyrë të përsëritur javën e kaluar për mungesën e Navalny, Kremlini u tha gazetarëve se nuk kishte “as qëllimin dhe as aftësinë për të monitoruar fatin e të burgosurve dhe procesin e qëndrimit të tyre në institucionet përkatëse”.

Vladimir Milov, ish-zëvendës ministër i Energjisë në Rusi dhe tani këshilltar i Navalny, tha për CNN se momenti i zhdukjes së kreut të opozitës nuk ishte “rastësi”, duke vënë në dukje njoftimin e presidentit rus Vladimir Putin për qëllimin e tij për të kandiduar sërish në zgjedhjet në Mars 2024.

“Mendoj se është një taktikë e qëllimshme. Nuk është rastësi që Navalny u zhduk pikërisht në momentin kur u shpallën të ashtuquajturat zgjedhje presidenciale dhe që Putini njoftoi se do të kandidonte përsëri”, tha Milov.

“Putini është i gatshëm të tregojë se do të hyjë në Kremlin për një mandat tjetër përmes frikësimit, shtypjes dhe presionit ndaj shoqërisë dhe kjo është qartë një shantazh për të gjitha forcat opozitare,” theksoi ai.

Të ngjashme