Lajme
“Nuk është i smutë, është dhunues”: Në Ferizaj vendosen mesazhe kundër dhunës ndaj grave
Demokracia
15:59 | 26 Nëntor 2022

Share:

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka vendosur mesazhe kundër dhunës ndaj grave në qytetin e Ferizajit.

Në një komunikatë të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka shkruar se “dhuna është krim”.

Në mesazhet e vendosura nëpër hapësira të ndryshme, shkruan “nuk është i smutë, është dhunues”“vrasësit e grave n’burg”“gruaja s’është rob i burrit” e të tjera.

“Së fundmi lajmet për dhunën me bazë gjinore nga çdo anë e Kosovës janë shndërruar në lajme ditore. Kronikat që tregojnë përdhunime të vajzave, grave e djemve nga burrat, dhunën në familje e vrasje makabre të grave janë bërë konstantja e krimeve të ditura. E emëruesi i përbashkët i tyre është dominimi burrëror mbi vajzat dhe gratë dhe maskuliniteteve të nënshtruara i cili mbahet me dhunë e shtypje, deri në vrasje. Përhapja alarmante e dhunës dhe normalizimi i saj në çdo celulë të organizimit publik a privat është sinjali i fundit që tregon që ky rend gjinor ndërtohet mbi dhunë dhe në kurrizin e grave dhe grupeve tjera të shtypura. Si i tillë duhet shembur një herë e mirë, për t’u çliruar nga dhuna”, thuhet mes tjerash në këtë komunikatë.

Vlen të theksohet se një mësuese nga Prishtina dyshohet se u vra të premten me sëpatë nga bashkëshorti i saj.

Komunikata e plotë:

DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM

Sonte u bëmë bashke me aktiviste nga Ferizaji për t’i lënë mesazhe qytetareve/ëve që dhuna ndaj grave është krim dhe për të ftuar në kundërshtim të organizuar të çfarëdo dhune patriarkale.

Së fundmi lajmet për dhunën me bazë gjinore nga çdo anë e Kosovës janë shndërruar në lajme ditore. Kronikat që tregojnë përdhunime të vajzave, grave e djemve nga burrat, dhunën në familje e vrasje makabre të grave janë bërë konstantja e krimeve të ditura. E emëruesi i përbashkët i tyre është dominimi burrëror mbi vajzat dhe gratë dhe maskuliniteteve të nënshtruara i cili mbahet me dhunë e shtypje, deri në vrasje. Përhapja alarmante e dhunës dhe normalizimi i saj në çdo celulë të organizimit publik a privat është sinjali i fundit që tregon që ky rend gjinor ndërtohet mbi dhunë dhe në kurrizin e grave dhe grupeve tjera të shtypura. Si i tillë duhet shembur një herë e mirë, për t’u çliruar nga dhuna.

Parullat e sontme përveç denoncimit të krimeve të gjinizuara, përçojnë edhe mesazhe solidariteti për vajzat dhe gratë dhe ftojnë të marrim forcë nga njëra-tjetra në luftën e përbashkët nga dhuna patriarkale. Ne ftojmë në organizim nga poshtë për ta kundërshtuar dhunën ndaj nesh dhe në mos-normalizim të dhunës.

Të ngjashme