Lajme
“Nuk është i hijshëm një veprim i tillë”, Komuna e Prishtinës publikon video të dy zonjave duke hedhur bërllok në hapësirat me gjelbërim
Demokracia
19:30 | 14 Tetor 2023

Share:

Nga Komuna e Prishtinës është përseritur thirrja për të mos hedhur mbeturina në gjelbërim, por në shportë.

Kësaj here kjo thirrje është bërë përmes faqes së Komunës, ku është shpërndarë një video e dy grave duke hedhur mbeturina.

“Të nderuara zonja, Nuk është i hijshëm një veprim i tillë. Nuk hedhen mbeturinat në gjelbërim por në shportë. Ju lutemi qytetarë, pa bashkëpunimin e juaj nuk mundemi ta mbajmë pastër Kryeqytetin tonë. Ne jemi duke punuar që në Prishtinë të vendosim sa më shumë shporta e kontejnerë, por përsëri na duhet edhe kujdesi i juaj që mos të hedhni mbeturina kështu.Me projekt rregulloren e re parashihen gjoba të mëdha dhe nuk do të tregohemi tolerant ndaj qytetarit që hedhë mbeturinat ku të mundet”, thuhet në reagimin e komunës. /Express/

Të ngjashme