Kuriozitete
Nuk e keni parë më herët, re të çuditshme ‘pambuku’ mbulojnë Argjentinën
Demokracia
09:20 | 24 Nëntor 2021

Share:

Një fenomen i pazakontë i motit mahniti banorët në Argjentinë për shkak të formimit të rrallë të reve që dukeshin si lesh pambuku.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, javën e kaluar, retë e zakonshme u shndërruan në ato Mammatus mbi Casa Grande në Cordoba më 13 nëntor.

Formimi i çuditshëm i reve, megjithëse duket i bukur, mund të paralajmërojë për stuhi potencialisht të dhunshme.

Pamjet u ngarkuan në internet fundjavën e kaluar dhe janë parë më shumë se 10 mijë herë.

Njerëzit që shikonin videon i përshkruanin retë si ‘lesh pambuku’ dhe ‘të çuditshme’.

Të ngjashme