ShowBiz
“Nuk duhet t’i kishe falur disa njerëz”, Rozana Radi flet për jetën pas Big Brother dhe fjalët që i tha partneri
Demokracia
18:10 | 25 Maj 2025

Share:

Rozana Radi ka zbuluar për “Goca dhe Gra” se si i ka ndryshuar jeta pas përfundimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Këngëtarja shqiptare u shpreh se jeta i ka ndryshuar për mirë 100 për qind pas daljes nga shtëpia më e famshme.

Po ashtu, ajo ka folur për kritikat që mori nga partneri i saj dhe çfarë i tha ky i fundit për rivalen e saj në lojë, Gerta Gixharin.

“Jeta pas Big Brother ka ndryshuar për mirë, ka ndryshuar 100 për qind. Unë jam një Rozanë tjetër dhe kjo falë Bigut”, u shpreh ajo.

Artistja e njohur tregon edhe për kritikat dhe komplimentet që mori nga partneri pas mbarimit të BBVA.

“’Nuk duhet t’i kishe falur disa njerëz’”, shtoi ajo.

E sa i përket komplimentit, Radi shtoi: “Ti për mua je më e mira”.

“Ka parë Gertën që më ka lënduar dhe pastaj doli ajo që unë i kërkova Gertës për të kënduar një këngë së bashku, më shumë e kishte me Gertën besoj”, tha ndër të tjerash. /Telegrafi/

Të ngjashme
ShowBiz • 25 Maj 2025