Sport
“Nuk duhej të ndodhte kështu”, Lukaku thyen heshtjen pas rikthimit tek Interi
Demokracia
16:09 | 29 Qershor 2022

Share:

Transferimi rekord i Chelseas, Romelu Lukaku po përgatitet të rikthehet në Inter si huazim, vetëm një vit pasi është larguar nga “Giuseppe Meazza” drejt Londrës perëndimore.

Romelu Lukaku theu heshtjen në lidhje me rikthimin e tij te Interi, ndërsa përgatitet të finalizojë lëvizjen e tij si huazim te gjiganti italian.

Lukaku ka fituar Serie A me Interin në sezonin 2020/21, duke shënuar 24 gola në ligë, ku forma e tij në Itali ia ka siguruar një transferim rekord prej 112 milionë eurosh në Chelsea, por periudha e tij e dytë me klubin londinez nuk ka shkuar sipas planit.

Pasi ka shënar vetëm tetë gola në Premier Ligë sezonin e kaluar, Lukaku do të lejohet të ribashkohet me ish-klubin e tij në formë huazimi, me “Nerazzurët” që kanë rënë dakord për një tarifë prej tetë milionë eurosh dhe yllin belg që pranoi një ulje page.

29-vjeçari u rikthye në Itali për të nënshkruar marrëveshjen përpara sezonit 2022/23, ku ai do të synojë të ndihmojë skuadrën e Simone Inzaghit të përfundojë në krye të tabelës.

“Jam shumë i lumtur që u ktheva. Unë mendoj se gjithçka që ndodhi nuk duhej të ndodhte kështu. Si u largova nga Interi, si komunikova me tifozët, kjo më shqetëson sepse nuk është momenti i duhur tani, por edhe kur u largova nuk ishte koha e duhur”, tha Lukaku.

“Tani mendoj se është e drejtë të flas sepse gjithmonë kam thënë se Interin e kam në zemër, do të rikthehem të luaj atje, shpresoj shumë. Jam i dashuruar me Italinë, me të drejtë është koha për të folur, dhe njerëzit e dinë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë pa folur keq për ta, sepse unë nuk jam i tillë”, shtoi më tej sulmuesi belg.

Me Lukakun, i cili sezonin e ardhshëm do të jetë larg “Stamford Bridge”, Chelsea ka punuar për të përforcuar repartin sulmues, ku tani raportohet se ka siguruar shërbimet e yllit brazilian, Raphinha.

Të ngjashme