Lajme
“Nuk doja kurrë ta vrisja motrën”, gjykata lë në burg 40-vjeçaren
Demokracia
14:40 | 05 Shtator 2023

Share:

Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, 40-vjeçares e cila akuzohet se dy ditë më parë vrau me thikë motrën e saj.

Ajo para gjykatës thuhet se ka shprehur pendim për veprën, ndërsa ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie pasi nuk ka kush të kujdesët për nënën e saj.

“Nuk do doja kurrë të vrisja motrën time. Dua të më jepni një masë më të lehtë se nuk ka kush kujdeset për nënën”, është shprehur e akuzuara, raporton Euroneës.al.

Avokati i saj ka kërkuar nga gjykata që klientës së tij t’i shqiptojë masën e arrestit shtëpiak, dhe që vepra penale të kualifikohet si kapërcim i kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

Viktima është raportuar e vdekur nga familjarët e saj të shtunën, në Tiranë. Pas autopsisë rezultoi se ajo nuk ka vdekur natyrshëm, por 37-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkak të plagëve nga një mjet prerës.

Ndërsa e akuzuara kishte deklaruar se vrasjen e kishte bërë në vetëmbrojtje, dhe se e ndjera ishte e alkoolizuar dhe problematike.

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024