Lajme
“Nuk do t’i ndahemi rrugës së tij…” | Hipokrizia e Gërvallës, premton ta çojë përpara vizionin e Rugovës me Albin Kurtin që e akuzonte për kolaboracionist
Demokracia
12:10 | 12 Nëntor 2024

Share:

“Më lejoni t’i jap të drejtë vetës që në emrin tim dhe tuaj, t’i them kryetarit Rugova nga kjo sallë e stërmbushur që të pranojë premtimin tonë që nuk do t’i ndahemi rrugës së tij dhe asnjëherë nuk do të rreshtemi vizionit për një Kosovë të lirë, të pavarur për të gjithë qytetarët e saj”.

Kjo është deklarata e çuditshme e Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla – Shwarz, gjatë një tubimi më 13 tetor 2024 të partisë së saj, “Guxo”, shkruan Demokracia.com.

Përveç anës komike të kësaj dekarate, ku kryediplomatja i drejtohet ish-presidentit Rugova, i ndjerë nga 21 janari 2006, ajo shpërfaq edhe hipokrizinë e saj, e cila së bashku me Vjosa Osmanin kishin braktisur partinë e ish-presidentit Rugova, me ç’rast kishin formuar subjektin politik “Guxo” dhe ishin bashkuar në listën e Vetëvendosjes për deputetë në Zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Është e çuditshme se si kryetarja e “Guxo” ka premtuar që vizionin e ish-presidentit Rugova ta çojë përpara në një Qeveri me kryeminisër, Albin Kurtin, i cili vetëm pasi mori drejtimin e ekzekutivit vendosi që të marrë pjesë në përvjetorët e përkujtimit të Rugovës.

E kaluara opozitare e Kurtit është e mbushur me deklarata të shumta kundër ish-presidentit Rugova, deri aty sa e akuzonte për kolaboracionist.

Me anë të komunikatës së tij, që është fshirë nga faqja e Vetëvendosjes, opozitari Kurti shprehte urrejtje patologjike ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, atëbotë opozitë, veç për shkak të prezencës së këtij të dytit në ceremoninë e varrimit të Rugovës.

“Ai [Rugova] ishte kolaboracionist, sepse nuk ishte betuar asnjëherë për çlirimin e Kosovës, kurse ti [Hashim Thaçi] je tradhtar i kombit, sepse e ke shkelur betimin e dhënë”, thuhej në deklaratën e rëndë e Lëvizjes Vetëvendosje, e nënshkruar nga kryetari i saj Albin Kurti, pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, në janar 2021.

Lexo më shumë:

https://demokracia.com/hipokrizia-e-albin-kurtit-perkulet-para-varrit-te-ish-presidentit-rugova-te-cilin-e-quante-kolaboracionist-edhe-kur-vdiq/
https://demokracia.com/kurti-per-rugoven-ne-2002-ideja-e-tij-ka-qene-te-pengoje-cfaredo-levizje-clirimtare/

Më 14 janar të vitit 2021, Vjosa Osmani kishte braktisur përfundimisht partinë e ish-presidentit Rugova, Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke nënshkruar marrëveshjen si kryetare e iniciativës “Guxo” me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me anë të të cilës garuan së bashku në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021. / Demokracia.com /

Lexo më shumë:

https://demokracia.com/rugovizmi-i-vjosa-osmanit-pasi-braktisi-partine-e-tij-ben-homazhe-te-varri-i-rugoves-me-njeriun-qe-ne-ditet-e-zise-e-quante-kolaboracionist/

 

Të ngjashme