Sport
“Nuk do të jeni kurrë vetëm”, tifozët nga Wembley i dërgojnë mesazhe mbështetëse Ukrainës
Demokracia
17:32 | 27 Shkurt 2022

Share:

Në stadiumin “Wembley” të Anglisë janë shfaqur mesazhe mbështetjeje për Ukrainën nga të dy grupet e tifozëve ndërsa Liverpool përgatitet të përballet me Chelsean në Kupën Carabao.

Shumë tifozë janë parë në tribuna por edhe jashtë stadiumit me pankarta që përmbanin mesazhe mbështetëse për popullin ukrainas i cili po përballet me agresionin rus që ka nisur sulmet në qendrat kryesore të Ukrainës tash e disa ditë, përcjell Demokracia.com.

“Ju kurrë nuk do të jeni vetëm”, “Mbështjetje Ukrainës”, ishin disa nga mesazhet që u shfaqën në takimin final.

Ukrainës dhe popullit të saj i kanë dhënë mbështetje edhe klubet e tjera sportive në Premierligë.

Më parë, lojtarët e West Ham mbanin fanella me emrin e shokut të skuadrës, ukrainasit Andriy Yarmolenko përpara ndeshjes së tyre me Wolves./Demokracia.com/

Të ngjashme