Dua Lipa ndodhet në kulmin e karrierës së saj. Këngëtarja shqiptare po shijon suksesin e jashtëzakonshëm të albumit “Future Nostalgia” që ka thyer rekorde të njëpasnjëshme.
Prodhuesja e hiteve publikoi pak ditë më parë videoklipin e “Love Again” që është pjesë e këtij albumi.
Së fundmi, Dua ka zbuluar se është bërë pjesë e kopertinës së revistës “032C”.
Për fotosesionin, artistja ka eksperimentuar në look dhe ku është shfaqur si asnjëherë më parë.
Ajo po punon për të sjellë albumin e radhës dhe siç është bërë me dije, po planifikon të nxjerrë diçka krejtësisht të ndryshme.