Auto&Tech
Nuk do ta besoni sa ka fituar kompania Sony nga shitja e PS5
Demokracia
18:40 | 09 Qershor 2021

Share:

8.6 milionë konsola Sony Play Station 5 janë shitur deri tani dhe kompania Sony ka përfituar gati 3.8 miliardë dollarë nga shitja e tyre.

Kjo konsolë renditet në vendin e parë si më e shitura duke lënë pas rivalët e Xbox që kanë prezantuar Series X/S, transmeton Demokracia.com.

Sony dhe Microsoft janë munduar ta mbajnë këtë informacion të fshehtë, mirëpo gjithçka është përllogaritur nga Finbold, e cila pretendon se ka paraqitur një shifër tepër të saktë lidhur me përfitimet e Sony nga shitja e 8.6 milionë PS5.

I njejti raportim ka arritur të sigurojë dhe informacionet se deri më tani Xbox ka shitur rreth 5.12 milionë konsola, me një përfitim rreth $2 miliardë.

Vlen të theksohet fakti se këto pajisje kanë qenë disi të vështira për t’u gjetur për shkak të mungesës së proçesorëve gjysëmkonduktor në treg gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19. Sa herë që ka një furnizim me këto konsola, ato shiten të gjitha brenda disa orësh, sepse njerëzit kanë pasur më tepër kohë dhe kërkesa për to është rritur.

Nga raportimet e tanishme tregohet se kjo gjendje mendohet të zgjasë të paktën deri në verën e vitit të ardhshëm. Mirëpo dhe pse ka pasur probleme me prodhimin e këtyre pajisjeve, të dyja kompanitë kanë arritur të shesin më shumë produkte krahasuar me paraardhësit në të njejtën periudhë kohore, një lajm mjaft i mirë për to.

Të ngjashme
Auto&Tech • 22 Prill 2024