Auto&Tech
Nuk do ta besoni sa herë është shkarkuar TikTok-u
Demokracia
15:20 | 15 Korrik 2021

Share:

TikTok është shkarkuar më tepër se 3 miliardë herë në të gjithë botën. Kjo është një shifër historike, të cilën vetëm Facebook dhe grupi i saj i aplikacioneve (WhatsApp, Messenger, Instagram) ka arritur ta kapë. Në këtë mënyrë tregohet se dhe TikTok është shndërruar në një aplikacion të tillë që njerëzit nuk mund të jetojnë dot pa të.

Megjithatë Facebook është mbizotërues, pasi ka 2.85 miliardë përdorues aktivë aktualisht, ndërkohë që TikTok ka vetëm 732 milionë.

TikTok e ka shumëfishuar suksesin e saj që nga lançimi në vitin 2016, duke krijuar një grup të ri influencers dhe një kulturë dixhitale unike. Pandemia qe një shtysë e madhe e këtij aplikacioni, pasi njerëzit gjetën një mënyrë të re argëtimi ndërkohë që qëndronin të mbyllur në shtëpi.

Sigurisht që i gjithë ky sukses nuk mund të kalonte pa ndikuar tek Facebook, e cila u sigurua që të ofronte disa shërbime të ngjashme me shërbimet e TikTok. Në 2020 Instagram lançoi Reels, një format rival i TikTok që tashmë shfaqet në feed dhe Explore page.

Të ngjashme