Ditëve të fundit keni lexuar për pasurinë milionëshe, shtëpitë e veturat luksoze të zyrtarëve të lartë publik në Kosovë.
Por s’e besojmë që e keni dëgjuar për ndonjë zyrtar që nuk e di për pasurinë që e ka.
Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi e ka bërë një deklarim të çuditshëm të pasurisë, shkruan Demokracia.com.
“Nuk di të kem ndonjë pasuri tjetër të luajtshme apo të paluajtshme me vlerën e përcaktuar sipas ligjit për deklarim”, ka shkruar Kurteshi në fund të formularit të deklarimit të pasurisë.
Kurteshi ka deklaruar se ka një tokë të përbashkët me vlerë 150 mijë euro.
Po ashtu ai ka deklaruar një tokë edhe kjo e përbashkët me vlerë 1 milion eruo.
Ai e ka deklaruar edhe një tokë 100 mijë euro dhe një tjetër tokë me vlerë 200 mijë euro.
Kurteshi ka deklaruar se në pronësi të tij ka një veturë me vlerë 7 mijë euro.
Kurteshi është një prej zyrtarëve me bibliotekën më të pasur. Ai ka thënë se posedon libra në vlerë 70 mijë euro.
Ai gjithashtu ka deklaruar edhe veturë në emër të bashkëshortes me vlerë 3 mijë euro. /Demokracia.com/