Lajme
Nuk arrihet asnjë marrëveshje për targat në Bruksel
Demokracia
18:49 | 13 Maj 2022

Share:

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat në Bruksel, në takimin ndërmjet kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia.

Lajçak në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se është arritur progres në çështje të tjera, përfshirë energjinë, përcjell Demokracia.com.

“Sapo përfunduam takimin e sotshëm të kryenegociatorëve në Bruksel. Rezultatet janë të përziera. Fatkeqësisht, asnjë marrëveshje nuk është arritur për targat, megjithatë është shënuar progres në fusha të tjera, përfshirë energjinë. Puna do të vazhdojë”, ka shkruar Lajçak./Demokracia.com/

 

Të ngjashme