Sport
Nuhiu: Të fokusuar te ndeshja e nesërme, gara për Kupë nuk toleron gabime
Demokracia
20:08 | 22 Nëntor 2022

Share:

Drita nis rrugëtimin në garë për trofeun e Kupës së Kosovës nesër, e mërkure me ndeshjen e 1/16-ës së finales ndaj KF Liria.

Në prag të këtij takimi kryetrajneri Ardian Nuhiu njofton për përgatitjet rreth kësaj ndeshje, të cilën thekson se Drita do ta trajtojë me përgjegjësi.

“Kemi shfrytëzuar pushimin në maksimum për të rikuperuar energjitë pas një orari të ngjeshur të garave. Skuadra ka punuar mirë, jemi munduar të përmirësohemi në çdo aspekt, të rritemi gjithmonë edhe më shumë si skuadër. Si zakonisht i kemi analizuar ndeshjet e kundërshtarit dhe bëhet fjalë për një ekip të organizuar, i ndërtuar me qëllime të qarta, i diciplinuar në aspektin taktik dhe kanë futbollistë me përvojë që e njohin mirë futbollin kosovar. Jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme, kam besim tek ekipi im dhe fryma mbizotëruese në të. Do të futemi me të gjitha forcat në këtë ndeshje dhe do ta trajtojmë me përgjegjësi takimin”, thekson Nuhiu.

Trajneri foli edhe për garën e Kupës, duke potencuar se çdo ndeshje në secilën fazë të garës duhet trajtuar si një finale.

“Kupa e Kosovës është një kompetcion të cilin duhet ta trajtosh me kujdes. Të luash çdo ndeshje si një finale. Gabimet nuk të tolerohen në asnjë moment, prandaj objektivi ynë është ndeshja e nesërme”, përfundoi Ardian Nuhiu.

Ndeshja Drita – Liria zhvillohet nesër me fillim nga ora 12:00 në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024