Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu e ka komentuar ndeshjen e sotme derbi ndaj Ballkanit.
Në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Kosovës, Drita nxjerri një barazim 0:0 në Suharekë ndaj Ballkanit, shkruan Demokracia.com.
Pas ndeshjes, Nuhiu u shpreh i kënaqur me barazimin e sotëm.
“Ishte e rëndësishme mos të humbasim ndeshjen, mendoj se epilogu ishte real”, deklaroi Nuhiu në “Art Sport”.
“Edhe Ballkani ishte i kujdesshëm ashtu edhe ne dhe mendoj se barazimi ishte epilog real”, tregoi ai.
“Kishim disa raste ku mund ta fitonim ndeshjen, por edhe Ballkani pati të vetat dhe prandaj mendoj se rezultati baras ishte i merituar për dy ekipet”, shtoi Ardian Nuhiu. /Demokracia.com