Sport
Nuhiu: Skuadra nuk ishte në nivel sot
Demokracia
19:28 | 13 Gusht 2022

Share:

Drita nuk mundi të marrë me shumë se një barazim në udhëtim te Trepça ’89 në ndeshjen e parë të Superligës së Kosovës në futboll, por tekniku shkupjan i gjilanasve, e pranoi se skuadra e tij nuk ishte në formën më të mirë të mundshme.

Ai tha se lojtarët që ai drejton kanë bërë gabime.

Nënkampionia e sezonit të shkuar barazoi 2:2 me ’89-shin, që pati epërsinë prej dy golash.

“Filluam keq. Ishim me vonesë dhe nuk luajtëm ashtu siç ne ishim përgatitur. Ishim të ngathët dhe krijuam pak raste. Ne nuk realizuam më herët, ndërsa kundërshtari i shfrytëzoi mundësitë që i pati. Pas gjithë asaj që shkoi keq, kishim edhe zëvendësime të detyrueshme. Dhe kur e shoh përfundimin e ndeshjes, duhet të jemi të kënaqur”, ka deklaruar Nuhiu pas ndeshjes. /Demokracia.com

Të ngjashme