Në prag të ndeshjes së 22-të kampionale, derbit të javës në Superligë, Drita – Ballkani klubi gjilnasa si zakonisht mbajti konferencë për media, ku për përgatitjet dhe pritshmëritë folën kryetrajneri, Ardian Nuhiu.
Trajneri, Nuhiu theksoi se nesër zhvillohet një përballje e rëndësishme mes dy skuadrave elitare në Superligë, gjersa Drita është gati dhe e motivuar për derbin e kësaj xhiroje.
“Na prêt një përballje e rëndësishme, të cilën duhet ta trajtojmë me përqendrim dhe vlerësim maksimal. Takohen dy skuadrat që viteve të fundit e kanë fjalën kryesore në kampionat, sfida të vështira por që ndihmojnë të zhvillohemi të gjithë, rritemi dhe përqëndrohemi në maksimum. Edhe djemtë mobilizohen për të bërë më të mirën dhe mposhtur çdo kundërshtar. Më gëzon forma e skuadrës time, kam besim të plotë se ata nesër do të zhvillojnë ndeshje të madhe, kualitative dhe nuk do të mungojë asgjë as lufta as disiplina për të marrë më të mirën”, ka thënë Nuhiu. /Demokracia.com