Sport
Nuhiu pas barazimit në derbi: Futbollistët dhanë gjithçka në këtë duel
Demokracia
17:46 | 04 Maj 2022

Share:

Drita dhe Gjilani kanë barazuar në derbin më të madh të futbollit kosovar, që i takoi javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Dy ekipet gjilanase barazuan 0:0 në takimin e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pas ndeshjes u shpreh i kënaqur me futbollistët e tij, ndërsa tha se ata bënë gjithçka në këtë sfidë.

“Bëmë paraqitje realisht të mirë. Në pjesën e parë krijuam shumë. Në ndeshje derbi nuk vijnë shumë raste, ndërsa ne nuk i shfrytëzuam ato që i patëm. Në pjesën e dytë patëm mundësi të mira, por nuk realizuam”, ka thënë Nuhiu për ArtSport.

“Na mungoi qetësia para portës për ta mbyllur ndeshjen. Djemtë bënë gjithçka në këtë duel. Jam i kënaqur me të gjithë lojtarët, sepse krijuam shumë. Zëvendësimet i bëmë për të mos rrezikuar. Deri në fund të kampionatit do të bëjmë gjithçka për të marrë maksimumin në çdo ndeshje. Secilin lojtar do të mundohemi ta mbajmë në formë”, shtoi Nuhiu.

Me barazimin e Gjilanti dhe Dritës, festa për titullin e parë në histori për Ballkanin ka nisur në Suharekë.

Ballkani e ka siguruar matematikisht titullin kampion, pak xhiro para fundit./Demokracia.com/

Të ngjashme