Sport
Nuhiu pas barazimit: Ballkani mori pikën që e kërkoi
Demokracia
18:29 | 15 Shtator 2021

Share:

Drita dhe Ballkani janë pajtuar me nga një pikë në derbin e javës së katërt në elitën e futbollit kosovar.

Ndeshja e zhvilluar në Gjilan u mbyll 0-0 me dy ekipet që u treguan të kujdesshme të mos pësojnë gol, shkruan Demokracia.com.

Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pas ndeshjes deklaroi se Ballkani mori atë që kërkoi.

Tekniku shkupjan tutje përgëzoi futbollistët e tij për paraqitjen në fushë.

“Ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet. Kishim pak më tepër dhe ishim më kërkues se sa kundërshtari. Ballkani na kishte analizuar mirë. I përgëzojë lojtarët për kryerjen e detyrave në mënyrë shumë të mirë. Kundërshtari ndoshta mori atë që kërkojë. U mbrojt mirë. Janë disa futbollistë që do hyjnë në formë në ndeshet e radhës dhe do të shkojnë shumë lartë. Në derbi duhet të shfrytëzohen rastet. Barazimi pa gola ishte edhe meritë e kundërshtarit”, tha Nuhiu për Art Sport. /Demokracia.com

Të ngjashme