Sport
Nuhiu para ndeshjes me Dukagjinin: Përballje e fortë, të sakrifikojmë që të marrim këtë ndeshje
Demokracia
14:56 | 14 Tetor 2022

Share:

Në prag të ndeshjes së 11-të kampionale, Dukagjini – Drita, trajneri i skuadrës gjilanase Ardian Nuhiu dhe futbollisti Ardit Tahiri folën për përgatitjet dhe pritshmëritë nga ndeshja e nesërme që luhet nga ora 13:00, shkruan Demokracia.com.

Nuhiu vlerësoi kundërshtarin, për çka tha se tashmë Drita ka krijuar një ide se si t’i qasemi ndeshjes nesër.

“Ata po rikthehen, ata kanë një skuadër agresive dhe e shpejtë në sulm me futbollistë cilësorë. Por, mua më gëzon fakti se edhe skuadra ime po kalojmë një formë të mirë dhe do të mundohemi që të dalim te loja jonë. Atë ide që kemi përgatitur për ndeshjen e nesërme pres nga futbollistët të performojnë në mënyrë perfekte. Jemi të mobiizuar, të dalim të japim maksimumin, sepse e dimë që do të jetë përballje e fortë dhe e luftuar. Për këtë duhet të sakrifikojmë gjithçka që të marrim këtë ndeshje”, ka thënë Nuhiu.

Ndërsa, futbollisti Tahiri u shpreh i kënaqur me formën e skuadrës, për çka theksoi se Dritaështë skuadër konkurruese dhe kërkuese çdoherë.

“Atmosfera në ekip është perfekte, gjithçka po shkon në rregull. Për çdo lojë ne po e përgatisim ndeshjen në maksimum dhe për atë po kemi sukses gjithmonë, pasi atmosfera është tepër e mirë brenda ekipin. Jemi një ekip shumë konkurruese për titull dhe shpresoj që t’i kapim ndeshjet një nga një, e pastaj të fitojmë edhe titullin”, ka thënë Tahiri. /Demokracia.com

Të ngjashme