Sport
Nuhiu: Mëkat nëse nuk do ta fitonim ndeshjen kundër Prishtinës
Demokracia
15:59 | 20 Mars 2022

Share:

Drita e ka fituar klasiken e futbollit kosovar kundër Prishtinës në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.

“Bardhekaltrit” triumfuan 2:0 ndaj kampionëve në fuqi të Kosovës në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, raporton Demokracia.com.

Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu lavdëroi lojën e skuadrës së tij, ndërsa tha se do ishte “mëkat” nëse Drita nuk do ta fitonte takimin.

“Djemtë bënë një ndeshje të madhe. Një pjesë e parë e dominuar në çdo aspekt. Mungonte vetëm finalizimi. Ishte mëkat të mos e fitonim këtë ndeshje. Një ndeshje e madhe nga skuadra jonë, si në qarkullim të topit e po ashtu edhe krijuam shumë për ta fituar takimin. I falënderoj tifozët për mbështetjen dhe lojtarët për angazhimin”, tha Nuhiu për Art Sport./Demokracia.com/

Të ngjashme