Sport
Nuhiu: Kemi edhe 90 minuta për ta arritur qëllimin
Demokracia
16:07 | 13 Prill 2022

Share:

Drita është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll, duke e eliminuar në gjysmëfinale Ramiz Sadikun me rezultat të përgjithshëm 5:2.

“Bardhekaltrit” nga Gjilani siguruan plasmanin në finale përkundër disfatës 2:1 në ndeshjen e kthimit, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu uroi futbollistët e tij për kalimin në finale, por nuk ishte i kënaqur për faktin se Ramiz Sadiku i vuri në vështirësi duke shënuar dy gola.

“Futbolli është kështu. Në momentin që e neglizhon, mund të ndëshkohësh. Kishim rezultat pozitiv dhe kishim lojtarë me kartonë. Ata nuk i rrezikuam pasi dëshiruam t’i kishim në finale. Gjithçka u stabilizua në momentin që u futën të gjithë dhe patëm kontrollë. Shkoi mirë, ndërsa i uroj lojtarët e mi për këtë finale. Por, ne e kemi edhe një ndeshje për ta arritur qëllimin”, ka thënë Nuhiu për Art Sport.

Drita në finalen e madhe të Kupës së Kosovës luan ndaj Llapit. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025