Sport
Nuhiu i sigurt: Do ta përmbysim rezultatin ndaj Inter Turku
Demokracia
19:20 | 11 Korrik 2022

Share:

Drita nesër luan ndeshjen kthyese në Conference League ku ndeshet me Inter Turkut në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet nga ora 20:00.

Inter Turku fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 1:0, megjithatë trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, beson se klubi i tij mund ta kthejë rezultatin dhe të marrë kualifikimin tutje.

“Kam besim të madh se do ta përmbysim rezultatin, e dimë se nuk do të jetë e lehtë, sepse kundërshtari është i fortë. Ftoj tifozët që të vijnë të na mbështesin dhe në fund të festojmë bashkë. E njohim tani kundërshtarin, kemi mësuar pikët e tyre të dobëta, duhet të jemi më të qetë të barazojmë dhe më pas të kërkojmë golin e avantazhit. Përveç Blakqorit të gjithë janë në dispozicion”.

“Do të kemi futbollistë shumë cilësor në formacion, do të mundohem t’i përzgjedh futbollistët që t’i përshtaten lojës dhe nga ndeshja në ndeshje do të ketë ndryshime të formacionit”, ka thënë Nuhiu. /Demokracia.com

Të ngjashme