Sport
Nuhiu i lumtur me fitoren ndaj Dukagjinit: Triumfuam me meritë, nuk lejuam kundërshtarin të na rrezikoj
Demokracia
15:35 | 29 Nëntor 2021

Share:

Drita ka arkëtuar pikët maksimale në takimin e fundit të xhiros së 16-të kampionale kundër Dukagjinit.

“Bardhekaltrit” triumfuan me rezultat 4-0 në stadiumin e qytetit në Gjilan ndaj klinasve, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu u shpreh i lumtur pas ndeshjes, duke theksuar se futbollistët e tij fituan me meritë.

“Ishte e rëndësishme të kthehemi. Djemtë treguan karakter. Rruga vazhdon. Kemi edhe pengesa gjatë rrugës. Më gëzon fakti se si fituam. Të fitojmë kaq thellë kundër Dukagjinit nuk është e lehtë”, tha Nuhiu për Art Sport.

“Përveç që më gëzon fakti për fitore, më gëzon që nuk e lejuam kundërshtarin të na rrezikoj. Ishte fitore e merituar. Çdo futbollist që kemi është i rëndësishëm për ekipin. Arbnori ka pasur lëndim dhe tani e kemi një armë shtesë. Por, të gjithë janë të rëndësishëm për ekipin. Vazhdojmë kështu”, shtoi trajneri shkupjan, Ardian Nuhiu. /Demokracia.com

Të ngjashme