Derbi i madh kosovar i ka takuar, Gjilanit, pasi fitoi ndaj Dritës.
Gjilani ka fituar minimalisht ndaj Dritës me rezultatin 1:0, me golin e Albert Dabiqajt, derisa trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka fajësuar fushën për këtë humbje, shkruan Demokracia.com.
“Ndeshje derbi nuk mund të krijosh edhe shumë, kundërshtari me një gjysmërast të vetëm realizoi”, tha fillimisht Nuhiu për Art Sport.
“Kur ke futbollistë cilësor kërkohet një fushë e mirë, fusha na penalizoi, por nuk është faktori kryesor që e humbëm ndeshjen. Po shohim një kampionat të barabartë, kjo e bë shumë më të mirë kampionatin, duhet të harrojmë këtë ndeshje sa më shpejtë”, përfundoi ai. /Demokracia.com