Sport
Nuhiu flet pas fitores në Podujevë: Gjithmonë është e vështirë këtu, shfrytëzuam lodhjen e kundërshtarit
Demokracia
17:14 | 11 Prill 2021

Share:

Drita e ka fituar kryendeshjen e kësaj xhiroje ndaj Llapit me rezultat 2:4 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Trajner i Dritës, Ardian Nuhiu është deklaruar pas ndeshjes duke thënë se në Podujevë është gjithmonë e vështirë.

Ai u shpreh i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, shkruan Demokracia.com

“Nuk diskutohet që më pëlqeu paraqitja. Pjesa e parë ishte e barabartë, por më pas arritëm ta rikthejmë rezulatatin. Në pjesën e dytë arritëm ta shfrytëzonim lodhjen e kundërshtarit dhe fituam. Gjithmonë është vështirë të luash këtu”, shtoi trajneri llapjan”, ka thënë Nuhiu për “Art Sport”. /Demokracia.com

 

Të ngjashme