Sport
Nuhiu e vlerëson Ballkanin para derbit, thotë se Dritën e pret përballje e fortë
Demokracia
18:03 | 27 Prill 2022

Share:

Java e 31-të në Superligë sjell derbin e dy skuadrave të kreut të tabelës, ku përballen Ballkanit dhe Drita në Suharekë.

Për këtë sfidë, përgatitjet dhe pritshmëritë foli kryetrajneri, Ardian Nuhiu i cili vlerësoi kundërshtarin dhe ndeshjen e cilësoi si derbi të vërtetë.

“Nesër na pret një përballje e fortë, një kundërtshtar që ka bërë një vit të mirë si në aspektin taktik, me mbrotje si grup dhe agresiv e tranzicion të shpejtë në sulm”, tha Nuhiu në konferencë për shtyp, përcjell Demokracia.com.

“Ata janë përmirësuar si skuadër, me futbollistë cilësor individual që dijnë të bëjnë diferencën. Por, unë besoj te skuadra jonë, thjesht do të kërkoj që të jemi vetvetja dhe lojën tonë apo atë filozofinë tonë ta shtrijmë në ndeshje”.

“Pres të jetë ndeshje e mirë sepse të dyja skuadrat kemi kualitetet tona dhe do të mundohemi të bëjmë një ndeshje të madhe”, shtoi tekniku shkupjan./Demokracia.com/

Të ngjashme