Sport
Nuhiu: E respektuam Feronikelin, ky është objektivi ynë
Demokracia
16:12 | 10 Prill 2022

Share:

Drita ka shënuar fitore të re në Superligën e Kosovës në futboll, në kuadër të javës së 28-të.

Skuadra gjilanase ka demoluar Feronikelin të cilën e mposhti 0:5 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, raporton Demokracia.com.

Simonovski me dy gola, Almir Kryeziu, Namani e Jashari me nga një gol vulosën fitoren e “bardhekaltërve”.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu u deklarua pas ndeshjes, duke thënë se skuadra e tij e respektoi kundërshtarin.

“Në ndeshjet e tilla është e rëndësishme qasja, serioziteti. Të dyja nuk munguan deri në fund të kësaj ndeshjeje. Në ndeshjet e tilla duhet ta respektosh kundërshtarin. Duke e respektuar kundërshtarin, respekton edhe veten. Provuam disa futbollistë të ri që stërviten me ne në skuadër. Tash, objektivi mbetet ndeshja e radhës, kjo nuk diskutohet”, ka thënë Nuhiu për Art Sport./Demokracia.com/

Të ngjashme