Sport
Nuhiu: Dominuam Gjilanin në çdo aspekt
Demokracia
15:34 | 10 Mars 2022

Share:

Ka përfunduar derbi ndërmjet Dritës dhe Gjilanit me rezultatin baras 1:1.

Për një qind minuta sa u zhvilluan, të dy skuadrat nuk arritën të shënojnë golin e fitores, duke i ndihmuar në një mënyrë rivalit të tyre për titull, Ballkanit që të mërkurën pësoi humbje por mban pozitën e liderit.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pas ndeshjes në intervistë për “Art-Sport” deklaroi se skuadra e tij e mbizotëroi plotësisht Gjilanin.

“Mendoj se kemi bërë një ndeshje të madhe sot, duke e dominuar kundërshtarin në çdo aspekt. Djemtë treguan karakter dhe përveç barazimit e kërkuam edhe golin e fitores”. /Demokracia.com

Të ngjashme