Sport
Nuggets kalojnë tutje pas ndeshjes së shtatë, Clippers eliminohet nga ‘Play-Off’
Demokracia
10:00 | 04 Maj 2025

Share:

Denver Nuggets ka mposhtur Los Angeles Clippers me rezultatin 120:101 në ndeshjen e shtatë të çerekfinaleve të Konferencës Perëndimore dhe kështu u kualifikua në gjysmëfinalet e konferencës 4-3.

Pas pjesës së parë, Nuggets kishin një avantazh prej 11 pikësh, 58:47, të cilin e rritën në periudhën e tretë dhe hynë në 12 minutat e fundit me 27 pikë diferencë, 93:66. Ata e ruajtën avantazhin deri në fund të ndeshjes dhe arritën fitoren.

Më i miri për Nuggets ishte Andrew Gordon me 22 pikë, pesë asistime dhe katër kërcime, ndërsa Christian Braun shtoi 21 me pesë kërcime dhe katër asistime.

Nga ana tjetër te Clippers, Kawhi Leonard u dallua me 22 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime, ndërsa Brown shtoi 13 me tre asistime, por që nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen.

Denveri do të përballet me Oklahomën, e cila ka avantazhin e fushës në shtëpi, në gjysmëfinalet e Konferencës Perëndimore, me ndeshjen e parë të planifikuar për të martën.

Të ngjashme