Auto&Tech
Instagram do të lejojë limitimin e DMs dhe komenteve nga njerëzit që ju nuk i keni follow
Demokracia
14:35 | 12 Gusht 2021

Share:

Instagram u kritikua shumë gjatë kësaj vere pasi futbollistët e Anglisë u sulmuan me fjalë rraciste në komentet e postimeve pas humbjes së finales në Euro 2020. Për të parandaluar ripërsëritjen e kësaj gjëje, platforma ka gati 3 shërbime të reja.

Një prej tyre quhet “limitim”. Aktivizimi i këtij shërbimi ndalon të gjithë personat që nuk ju ndjekin ose sapo kanë filluar t’ju ndjekin të komentojnë në postimet tuaja ose të shkruajnë në DMs. Ky shërbim është publikuar ditën e djeshme për të gjithë përdoruesit në mbarë botën, dhe Instagram tregon se do të jetë shumë i rëndësishëm për krijuesit dhe bizneset që zakonisht marrin shumë përgjigjje.

Sigurisht që dhe bllokimi i komenteve në një postim funksionon në këto raste, mirëpo Instagram thotë se kjo zgjidhje është për përdoruesit që kërkojnë akoma të jenë në kontakt me komunitetin e tyre.

Gjithashtu platforma po punon në shërbimin “hidden words” që u lançua në prill, i cili filtron automatikisht DMs me fjalë dhe fraza ofenduese duke i futur ato në një folder të fshehtë. Një tjetër masë që platforma po merr është dhe paralajmërimi i ashpër për përdoruesit që mundohen të postojnë komente ofenduese.

Të ngjashme