Sport
Notat e lojtarëve: Villarreal 0-2 Man United, De Gea e Lindelof më të vlerësuarit
Demokracia
21:16 | 23 Nëntor 2021

Share:

Manchester Unitedi ka shënuar fitore të madhe në Grupin F, duke e mposhtur Villarrealin me rezultat të pastër 0-2.

“Djajtë e Kuq” për golin e parë u desh të presin deri në minutën e 78-të kur Cristiano Ronaldo gjeti rrugën e golit, shkruan Demokracia.com.

12 minuta më vonë, Sancho “vulosi” fitoren e madhe të Man Unitedit që tani pozicionohet në vendin e parë me dhjetë pikë, tri më shumë se Villarreali.

Portieri i Manchester Unitedit, De Gea dhe mbrojtësi, Victor Lindelof ishin dy më të vlerësuarit e ndeshjes nga sajti “SofaScore”.

Dyshja e Man Unitedit morën notat maksimale 7.7. Cristiano Ronaldo u vlerësua gjithashtu me notë të lartë 7.5.

NOTAT E LOJTARËVE:

Villarreal – Manchester United Live Score

Të ngjashme