Sport
Notat e lojtarëve: Norwich 1-2 Leeds United, Rashica ndër më të vlerësuarit
Demokracia
17:14 | 31 Tetor 2021

Share:

Norwich City ka vazhduar me rezultate zhgënjyese në kampionatin elitar anglez.

Skuadra e promovuar këtë edicion në elitë ka pësuar humbje 1-2 nga Leeds Unitedi para shikuesve të vet, shkruan Demokracia.com.

Në golin e vetëm te Norwichit kishte “gisht” edhe sulmuesi vushtrrias, Milot Rashica që ishte në rolin e asistuesit.

Rashica harkoi për mrekulli nga këndi i majtë në inutën e 58-të kur Omobamidele barazoi shifrat.

Më i miri në fushë për nikoqirët ishte mesfushori Normann me notën 7.4, ndërsa Rashica u vlerësua me notën 7.0 nga sajti prestigjioz i vlerësimeve “Whoscored.com”.

NOTAT E LOJTARËVE:

Të ngjashme