Sport
Notat e lojtarëve: Lokomotiva 0-3 Lazio, ky ishte vlerësimi për Muriqin për minutat sa ishte në fushë
Demokracia
22:19 | 25 Nëntor 2021

Share:

Lazio ka shënuar fitore të madhe në kuadër të Ligës së Evropës ndaj Lokomotivës së Moskës në Rusi.

Skuadra nga kryeqendra italiane triumfoi 0-3, me golat e fitores të realizuar në pjesën e dytë të lojës, shkruan Demokracia.com.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi u inkuadrua në fraksionin e dytë, gjegjësisht në minutën e 66-të.

Futbollisti prizrenas për minutat sa ishte në fushë u vlerësua me notën 6.5 nga sajti prestigjioz i vlerësimeve “Ëhoscored.com”.

Lojtari me notën më të lartë në këtë përballje ishte italiani, Ciro Immobile që u vlerësua 8.1. Sulmuesi italian realizoi dy gola në këtë fitore.

NOTAT E LOJTARËVE:

Të ngjashme