Sport
Notat e lojtarëve, Austri 0-1 Francë: Shkëlqejnë dy yjet e Milanit
Demokracia
23:40 | 17 Qershor 2024

Share:

Franca ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Austrisë në ndeshjen e tyre hapëse të Kampionatit Evropian 2024, e vlefshme për grupin D.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua në minutën e 38-të të takimit ku mbrojtësi austriak Maximilian Wober shënoi me kokë në rrjetën e portës së tij.

“Gjelat” patën edhe disa mundësi të mira shënimi përmes Mbappe, Thuram dhe Giroud, por nuk ia dolën të shënojnë më.

Lojtari më i mirë në këtë ndeshje sipas Sofascore ishte portieri Mike Maignan që mori notën 7.8 falë tri pritjeve që bëri në këtë ndeshje.

Me paraqitje të mira u vlerësuan edhe Theo Hernandez (7.7) dhe Marcus Thuram (7.4).

Tek Austria lojtari më i vlerësuar ishte mesfushori Nicolas Seiëald që mori notën 7.4 ndërsa me paraqitje të mirë u dallua edhe Marcel Sabitzer që u vlerësua me 7.0

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve:

Të ngjashme