Sport
Notat e lojtarëve: Argjentinë – Kroaci, Messi më i miri në fushë
Demokracia
22:05 | 13 Dhjetor 2022

Share:

Argjentina është finalistja e parë e Kampionatit Botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.

Kombëtarja e Argjentinës ka triumfuar në gjysmëfinale kundër Kroacisë me rezultat 3:0 në stadiumin “Lusail Iconic”.

Më meritorët për këtë triumf të madh të Argjentinës ishte Lionel Messi dhe Julian Alvarez.

Ky i fundit u vlerësua me notën më të lartë nga “SofaScore”, sajti i specializuar i vlerësimeve.

Alvarez mori notën 8.5, teksa Messi u vlerësua me notën 7.9.

Argjentina e Lionel Messit në finale do të ballafaqohen me fituesin e gjysmëfinales Francë – Marok që luhet të mërkurën nga ora 20:00./Demokracia.com/

NOTAT E LOJTARËVE

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024