Sport
Notarja australiane bëhet e parë që fiton shtatë medalje në një edicion të Lojërave Olimpike
Demokracia
13:04 | 01 Gusht 2021

Share:

Notarja nga Australia, Emma McKeon është bërë notarja e parë që ka fituar shtatë medalje në një edicion të Lojërave Olimpike, duke fituar dy të arta tjera në “Tokio 2020” të dielën.

McKeon fitoi të artën në 50 metra krol, para se të ndihmonte stafetën e Australisë 4×100 metra stil përzier të ngadhënjente në ditën e fundit të garave të notit në Tokio.

Kjo nuk ishte e tëra  McKeon fitoi katër të arta të tjera, dy në sprinte individuale e dy në stafeta.

Ajo fitoi të artën në 100 metra krol, para se të ngadhënjente të dielën në 50 metra krol.

Pos katër të artave, ajo fitoi edhe tri të bronzta, dy në stafetë e një në 100 metra delfin.

McKeon i është bashkuar Michael Phelpsit, Mark Spitzit e Matt Biondit si notarët e vetëm që kanë fituar shtatë medalje në një edicion të Lojërave Olimpike. Sportistja e vetme që ka arritur këtë në një sport tjetër, ishte gjimnastja sovjetë Maria Gorokhovskaya në vitin 1952.

Në Tokio pati gara fascinuese të notit, ku SHBA-ja përfundoi në krye të tabelës së medaljeve me 11 të arta dhe 30 në total. Janë pesë të arta më pak se që i kishte fituar në “Rio 2016” e Londër 2012”, ndërsa rivali tradicional Australia fitoi nëntë të arta, që është shifra më e lartë e saj në Lojërat Olimpike.

Të ngjashme