Sport
Norwich merr fitore të madhe me protagonist Milot Rashicën
Demokracia
22:57 | 21 Janar 2022

Share:

Norwich ka nisur të jap shenja jeta në Premierligë.

Pas fitores në javën e kaluar ndaj Evertonit, Norwich ka marrë një fitore të madhe në udhëtim duke e mposhtur Watfordin një konkurrentë direkt në luftë për mbijetesë.

Sargent ka shënuar dy gola dhe një autogol nga Kucka, derisa protagonist ishte edhe Milot Rashica që asistoi te goli i dytë. Rashica luajti 90 minuta, ndërsa Norwich tani ka 16 pikë në pozitën e 17, ndërsa Watford është një pozitë më poshtë me 14 pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme