Sport
Norwich City reagon pas golit dhe paraqitjes fantastike të Milot Rashicës me Kosovën
Demokracia
21:00 | 24 Mars 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur për mrekulli ciklin e ndeshjeve për vitin 2022.

Nën urdhrat e trajnerit të ri, Alain Giresse, Kosova regjistroi fitore spektakolare ndaj Burkina Fasos.

Ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri” i takoi “Dardanëve” me rezultat të thellë 5:0.

Milot Rashica ishte nga më të dalluarit në këtë ndeshje, duke shënuar një gol dhe duke asistuar dy herë.

E kjo paraqitje e bëri krenar skuadrën e Rashicës, Norwichin.

“Një gol dhe dy asiste për Milot Rashicën këtë mbrëmje”, shkroi Norwich në “Twitter”.


Ndryshe, ndeshjen e radhës miqësore, Kosova e luan më 29 mars në Cyrih ndaj Zvicrës./Demokracia.com/

Të ngjashme